Kishte humbje oreksi dhe vuante nga dhimbjet e stomakut, i gjejnë prezervativ në apandesit

Mjekët janë habitur pasi zbuluan se një grua, e cila vuante nga dhimbja e stomakut dhe të përzierat, kishte një prezervativ në apandesit.

26 vjecarja shkoi në spital dhe u ankua për dhimbje në anën e djathtë të legenit të saj, duke bërë që ajo të humbte oreksin për ushqim dhe të kishte ethe.

Një skanim zbuloi se barku ishte i fryrë me lëngje dhe mjekët dolën në konkluzionin se ajo kishte apandesit.

Ata nxituan për t’i bërë ndërhyrje emergjente gruas që t’i hiqnin organin e infektuar por gjatë operacionit ata vunë re një gjë të pazakontë.

Ata zbuluan se organi kishte një copë prezervativi të mbërthyer rreth tij. Mjekët raportojnë se ky është rasti i parë i këtij lloji me të cilin ata janë përballur gjatë një operacioni.

34A20FCB00000578-3610535-image-a-4_1464259928678 34A2553D00000578-3610535-This_is_the_first_case_described_in_the_medical_literature_where-a-5_1464259998081

EMISIONET