Kisha Katolike, Berisha: Librat e parë shqip nga kisha; Imzot Rrok Mirdita: Të shmangen përplasjet në histori

Kisha Katolike, Berisha: Librat e parë shqip nga kisha; Imzot Rrok Mirdita:

Gjuha është shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe kishtarët shqiptarë bën gjithçka për të ruajtur këtë identitet. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën mbi rolin e kishës katolike në pavarësinë e vendit dhe përgjatë historisë së kombit tonë, ndërsa theksoi dhe njëherë se shqipja liturgjike është gjuha më e konsoliduar.

"Përulem me nderim për veprën e pavdekshme të Kishës Katolike për Pavarësinë. Këta burra të mëdhënj, bën gjithçka për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Kisha katolike ishte në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për zhvillim. Rilindja jonë ishte e vonshme për arsye të njohura, por kisha dhe korifejtë e saj u shndërruan në krijuesit e veprave. Veprat e Dom Nikoll Kaçorit, at Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës dhe meshtarëve të tjerë të mëdhenj është e lidhur alfabeti i gjuhës sonë, pra burra që kanë dhënë kontribut", tha Berisha.

Kryeministri evidentoi dhe njëherë faktin se librat e parë shqip janë të lidhur me kishën, ndërsa vlerësoi kontributin e një sërë patriotësh klerikë që kanë luftuar për njohjen e shtetit shqiptar.

Nga ana tjetër Imzot Rrok Mirdita apeloi që rishikimi i historisë lidhur me Kishën Katolike të kryhet me kujdes dhe të mos shndërrohet në përlasje.

“Nuk kanë munguar gabimet në këto 100 vite me Kishën Katolike. Përplasjet e së shkuarës do të ishin vetëm humbje kohe ,pasi cështja madhore është bashkimi i shqiptarëve” tha më tej ai.

EMISIONET