Kina i jep fund politikës së familjeve me një fëmijë, lejon edhe ato me 2 fëmijë

Kina i jep fund politikës së familjeve me një fëmijë,

Edhe pse qeveria kineze komunikoi se çiftet vendase nga tani e tutje do kenë mundësi që të lindin dy fëmijë, ekspertët shprehen skeptikë, duke thënë duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë për t'u siguruar që kjo politikë të funksionojë. Një ish-profesor i shkencave politike në Universitetin e Hong Kong, Joseph Cheng, shprehet se shteti duhet të jetë më inkurajues duke ofruar një politikë mbështetëse:

"Fillimisht më vjen mirë që qeveria aprovoi politikën e lejimit të lindjes së dy fëmijëve. Ky është një progres në e planifkimit familjar. Megjithatë, më duhet të them se rritja e popullsisë është një dukuri që vihet re më shumë në zonat rurale se sa në ato urbane. Mendoj se në këtë pikë, shteti duhet të ketë edhe një ide të qartë veprimi, për të inkurajuar çiftet që jetojnë në qytete për të patur një tjetër fëmijë."

Disa intervista të marra në një park lojrash në Pekin tregojnë se profesori ka të drejtë. Kjo nënë shprehet se puna e saj e bën të më të vështirë pasjen e një fëmije të dytë.

"Për shkak të punës sime, e cila është e mbushur me tension dhe duke parë moshën e fëmijës tim të parë, mund të them se e kam të pamundur të kem një fëmijë të dytë. Për mua politika e dy fëmijëve nuk ka ndonjë impakt të madh."

Ndërkohë, një tjetër prind thotë se ndihet e pasigurt për të marrë një vendim.

"Dje mora vesh lajmin që komunikoi qeveria. Më parë unë doja shumë që të kasha dy fëmijë, por pas miratimit të ligjit ndihem shumë e pasigurt. Presioni financiar, taksat dhe një sërë faktorësh të tjerë, bëjnë që unë të hezitoj."

Kina vendosi t'a aprovojë këtë ligj pasi demografët dolën në konkluzionin se forca puntore në vend po ulej dhe u vunë re dukuri si për shembull plakja e popullsisë.

EMISIONET