Kim takon ministrin Lleshaj, e pyet për listat e votuesve pas denoncimit të skandalit të zhvendosjes së qytetarëve nga "BOOM"
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj me të cilin thotë se pati një diskutim shumë të mirë për forsimin e bashkëpunimit me Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
Jashtë diskutimeve mes palëve nuk kanë mbetur edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë vetëm 7 muaj larg.
"Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e identifikimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit" thotë Ambasadorja.
Diplomatja amerikane thotë se Lleshaj e sqaroi në lidhje me regjistrimin e votuesve, pas skandalit të publikuar nga emisioni "Boom" në Rtv Ora për zhvendosjen e venbanimit të votuesve të opozitës pa dijeninë e tyre.
Lidhur me këtë, PD ka paralajmëruar padi.
Por Yuri Kim thotë se Lleshaj do të shterojë sqarimet e tij për këtë çështje në një emision televiziv mbrëmjen e sotme.
Sqarimi, shton ajo, nuk do të mungojë as në faqen zyrtare të Minsitrisë së Brendshme për të siguruar transparencë dhe vetëdijësim publik ndaj keqinformimit.
