Kikia: Shpresoj për një fushatë qytetare. Dyrnjaja: PD nuk është stimulues i veprimeve të dhunshme

Kikia:  Shpresoj për një fushatë qytetare. Dyrnjaja: PD nuk

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se shpreson për një fushatë më shumë qytetare dhe më etike.

Ndwrsa gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se PD nuk është stimulues i veprimeve të dhunshme.

Kikia: Nëse krerët e politikës do duan, baruti është i thatë dhe vetëm shkrepësja mungon. Nëse do frymëzohet kjo klimë mund na rikthejë te disa kujtime jo shumë të largëta. Shpresoj për një fushatë më shumë qytetare dhe më etike. Historia ka treguar se incidentet në çfarëdolloj niveli nuk kanë qenë spontane por të organizuar.

Dyrnjaja: PD nuk është stimulues i veprimeve të dhunshme. Nuk referon gjuhë agresive. Frustrim nga PD nuk ka. Ata që janë më të frustruar janë njerëzit e LSI.

Kikia: Qeveria luan me kartën e vazhdimësisë, po e bazon fushatën në promovimin e gjërave që ka bërë dhe te sulmi ndaj kundërshtarit. Po zhvleftëson kundërshtarin. Ajo që bëri Rama ditën e parë të prezantimit të kandidatëve ishte një përpjeke për të denigruar një për një të gjithë kandidatët e opozitës.

Vendi Lajme Politikë fushate PD mentor kikia denis dyrnjaja RTV Ora

EMISIONET