Kiev, miratohet gjuha zyrtare dhe memorandumi i paqes
Ukrainë- Në një lëvizje që synon të ulë tensionet kryesisht në lindje të vendit, parlamenti në Kiev ka adoptuar të ashtu-quajturën "Memorandumi dhe Marrëveshja e Paqes".
Në këtë memorandum, mishërohen të drejtat e gjuhëve kombëtare në të gjitha zonat dendësisht të populluara nga minoritete etnike, sic janë rusët, ndërsa vendosi gjuhën ukrainase si gjuhën zyrtare shtetërore në vend.
Në këtë dokument, mbështetet gjithashtu mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në vend më 25 maj. Edhe pse qeveria e përkohshme në Kiev, e cila gëzon mbështetjen e perëndimit, shpreson se zgjedhjet do të rivendosin stabilitetin politik, pavarësisht se janë të bindur që i gjithë procesi do të përballet me përçarje në rajonet lindore, ku separatistët pro-ruse vazhdojnë të kontrollojnë disa qytete si ata bëjnë thirrje për pavarësi.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të paktën 130 persona kanë humbur jetën pas përshkallëzimit të situatës në lindje të Ukrainës. Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin vendosi të tërheqë trupat, që ndodheshin në kufirin lindor.
Sipas NATO-s, nuk duket asnjë shenjë e lëvizjës së ushtarëve, por zv/ministri rus i Mbrojtjes, Anatali Antonov, tha për BBC-së se procesi i tërheqjes "tashmë ka nisur".
