Këshilltari i Kryeministrit Rama u ankua se BE la pa vaksinën anti-COVID Ballkanin Perëndimor, Rusia ofron vaksinën Sputnik V
Ambasada Ruse në Tiranë në një postim në Twitter i ka kthyer përgjigje këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, i cili ankohet se Bashkimi Europian ka lënë jashtë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Selia diplomatike thotë se është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën ruse anti Covid-19 “Sputnik V”.
Reagimi i plotë i Ambasadës Ruse:
I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.
Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.
Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.
