Keqtrajtoi të miturat fqinje, Fatmir Jonuzi rrezikon deri në 3 vite burg

Keqtrajtoi të miturat fqinje, Fatmir Jonuzi rrezikon deri në 3 vite

Një nga rastet e rralla të keqtarjtimit të të miturve është shqyrtuar në Gjykatën Penale në Tiranë. Fatmir Jonuzi rrezikon dënimin me 3 vite burg për akuzën e keqtrajtimit të të miturve.

Një fabul  e thjeshtë e cila ka përfunduar në një hetim penal dhe më pas në një masë arresti të një  babi i cili shfrytëzoi dhe keqtrajtoi të miturat fqinje.

Sipas prokurorisë vajzave të i pandehuri u merrte paratë që lypnin përmes kërcënimit

Deshmitë dhe deklaratat e vajzave minorene te shfrytezuara nga fqinji i tyre, kanë qenë dhe indicja për hetimet e Prokurorisë. Kodi penal në nenin 124 /b në pikën 2 parashikon denimin nga 2 deri në 5 vite burg.

I pandehuri ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke shprehur dhe pendesë për veprimet e tij. Përpara se Gjyakta Penale të shprehet me vendim, mbrojtja do të ketë mundësi të thotë fjalën e fundit.

Vajza të mitura gjejmë thuajse në cdo kryqëzim të Tiranës. Të shfrytëzuara shpesh herë nga familjet e tyre. Të detyruara të lypin që në moshë fare të vogël ato mbesin edhe të paarsimuara, duke mos ditur as shkrim as këndim.

“Fitojmë 4 deri ne 5 mije lekë..më detyron mami dhe babi.... s’di as të shkruaj as të lexoje. Do vazhdoj ta bëj këtë punë sa të këtë nevojë familja," thotë njëra.

Fenomeni i shfrytëzimit të të miturve prej vitesh është bërë objekt i seminarëve dhe projekteve të shumë OJQ-ve, po rastet në gjykatë të dënimit të personave që i shfrytëzojnë ato, përfshirë këtu edhe prindrit biologjike janë mininale.

 

EMISIONET