Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon Presidentit emrin e Sonila Bejtja për vendin vakant si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.
Vakanca është shpallur nga Presidenti i Republikës.
“Këshilli vijoi më intevistimin e kandidatës tjetër, Zj. Sonila Bejtja e cila është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimevebëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës” thuhet në njoftimin e KED pas mbledhjes.
KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Pas plotësimit të vakancës për anëtarin e 7, do të priten edhe emrat e propozuar nga Gjykata e Lartë, për të plotësuar të gjithë Gjykatën Kushtetuese.