Flakët kanë përfshirë kampin, Moria në ishullin e Lesbos. Ai është një nga kampet me numrin më të madh të migrantëve në Greqi.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën 25 zjarrfikës me 10 pajisje të cilët luftuan me flakët.

Nuk pati raportime mbi viktima dhe migrantët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Sipas autoriteteve shkaku i zjarrit ende mbetet i paqartë dhe ata janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Erërat e forta nuk kanë favorizuar zjarrfikësit pasi janë ndezur dhe dy zjarre të tjera në ishull.

Moria është shtëpia e gati 13.000 njerëzve, më shumë se katërfishi i numrit që mund  të mbajë zyrtarisht.

Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos gjatë një njoftimi të bërë për një radio lokale të vendit  njoftoi se kampi ishte shkatëruar plotësisht.