Kandidatët për gjykatën e lartë, më pak se 10 propozime tek Nishani
Nëntë kandidatë mes të cilëve emra të njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë në vend do të garajnë mes tyre për 2 vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Çlirim Gjata, Igli Toska, Sinan Tafaj, Gent Shala, Adnor Shameti, Sokol Sadushi, Marjana Semini, Maks Qoku dhe Artan Hoxha kanë aplikuar për tu bërë anëtarë të kësaj gjykate. Ora 13:00 e së hënës ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në Presidencë për dy vëndet vakante në Gjykatën e Lartë.
Më datë 1 tetor hyri në fuqi ligji për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë i cili parashikon edhe hapjen e dy vendeve të reja për anë tarë të kësaj gjykate. Pra nga 17 anëtarë kjo gjykatë nga dt. 1 tetor 2013 bëhet me 19 anëtarë. Për këtë zyra e Presidentit të Republikës prej dt. 10 tetor shpalli nisjen e procedurës për plotësimin e 2 vëndeve vakant. Kriteret mbeten ato që kanë qenë për anëtarët e Gjykatës së Lartë pa u ndryshuar.
Megjithatë me interes pritet fakti nëse do të kthehet kjo në një provë force mes parlamentit dhe presidentit siç ndodhi në legjislaturën e kaluar me presidentin Bamir Topi dhe mazhorancën e djathtë.
