Kandidat për Ministër i Brendshëm? Arben Pëllumbi: Janë lakuar shumë emra, nëse Kryeministri do të gjykojë se do të jem unë…
Prej ditës kur kryeministri Edi Rama bëri të ditur dorëheqjen e Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm të shumtë kanë qenë emrat në radhët e socialistëve që janë përfolur në media për këtë pozicion të rëndësishëm.
Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi, i ftuar në Ora News, pyetjes së gazetares Matilda Mcini nëse është ai një kandidat i mundshëm për këtë vakancë ju përgjigj se kjo është në tagrin e Kryeministrit.
Pëllumbi: Thashetheme ka plot, shumë portale kanë lakuar emra të ndryshëm. Ne jemi pjesë e grupit parlamentar të PS. Jemi politikanë në detyrë dhe është në tagrin e Kryeministrit që të gjykojë se cili është personi i përshtashëm për të vazhduar punën e lënë nga Ministri Lleshaj. apo dikush tjetër, është vetëm në tagrin e tij.
Sa i takon dorëheqjes së Lleshaj, Pëllumbi thotë se si vrasja e të riut nga polici ashtu edhe protestat që pasuan kanë pasur rolin e tyre.
Pëllumbi: Të gjithë elementët kamë peshën e tyre dhe në marrjen e një vendimi moral.Ministri i Brendshëm për atë që ndodhi gjykoi që ishte në moralin e tij dhe mazhorancës që ta shoqëronte atë ngjarje tragjike me një gjest të tillë politik.
Sekretari organizativ në PS duke analizuar vrasjen e Rashës, thotë se është një ngjarje e rëndë që askush nuk do të donte të ndodhte dhe se mazhoranca ka mbajtur qëndrimin e saj.
Pëllumbi: Është një ngjarje e rndë që të gjithë do të kishim dashur të mos kishte ndodhur. Kur kemi një humbje jete të një qytetari të Shqipërisë askush nuk është i kënaqur dhe të gjithë mendojmë që të shmangim sa më shumë të jetë e mundur ngjarje të tilla. Për këtë ngjarje është mbajtur një qëndrim, autori është arrestuar, prokuroria po zhvillon hetimet e veta, ndaj familjes është kërkuar ndjesë nga të gjithë. Të gjitha veprimet normale të një qeverisë, dënimin e vendosin organet kompetente.
Ai vlerëson menaxhimin e protestave nga policia, duke u shprehur se ka qenë një menaxhim korrekt dhe profesional, përkundër faktit se ka pasur denoncime të shumta nga qytetarët për dhunë.
Ndërkohë lidhur me denoncimet për lëvizjen e vendbanimeve, Pëllumbi thotë se për adresat më shumë po bëhet zhurmë sesa ka diçka reale.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana.
