Kamatvonesa nuk falet, qytetarët do të paguajnë në bazë të ligjit
Tiranë - Qytetarët shqiptarë do të paguajnë energjinë në bazë të ligjit dhe ata që kanë vite pa e paguar do të detyrohen të paguajnë edhe më shumë në bazë të kamatvonesës.
Qyetarët të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike, përveç sanksioneve do të përballen edhe me kamatë vonesën.
OSHEE bën me dije se nuk do të falet asnjë lek për asnjë qytetarë. Por si gjobiten shqiptarët për mospagesën e energjisë në kohë? Kamata fillon të rritet në bazë të ditëve duke filluar me 0.01 lekë të shumës që një qytetar ka për të paguar.
Kështu nëse një qytetar ka 40 mijë lekë në faturë dhe e vonon pagesën, kamata e tij e tij nis me 4 lekë më shumë për ditën e parë duke shkuar në 100 % të shumës.
Por kjo në bazë të përllogaritjeve arrihet vetëm nëse një qytetar nuk ka paguar që prej 7 ose 8 vitesh, duke u detyruar të paguajë dyfishin e shumës që ka harxhuar. Ndërkohë edhe pse fundjavë qytetarët vazhdojnë që të paguajnë faturat e energjisë.
Pas nisjes së aksionit për ata qytetarë që nuk paguajnë energjinë është vënë re një rritje e sensibilizimit dhe rritje e arkëtimeve.

