Kakavijë: 1,253 persona kaluan kufirin gjatë natës deri në mëngjes, në pritje 8 mijë të tjerë
Rreth 1,253 persona kanë kaluar kufirin nga Kakavija nga ora 00.00 deri ne orë 09:30.
Puna në doganën greke po vijon intensivisht, teksa në pritje aktualisht janë 8 mijë qytetarë.
Gjatë pasdites së djeshme shumë automjete që prisnin në radhë u kthyen pas, ndërsa u ngritën postblloqe për të mos lejuar të tjerë emigrante të kalojnë kufirin.
Po dje, me mijëra emigrante ecën në kembe mbi 2 orë për të arritur në kufi ku ju është bëre në mase tamponi. Në mbrëmje, pjesa e mbetur kane kaluar naten e katërt në automjete.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme në orën 22:00, kufiri do të mbyllet.
Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo që hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.
Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa sot nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë.
Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë
