Ju flet Moska: Aktakuza e Prokurorisë Speciale fajëson NATO-n për spastrim etnik në Kosovë
Aktakuza e prokurorisë speciale të Hagës ndaj krerëve të UÇK ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot në Rtv Ora, me theks të veçantë akuzën e ngritur ndaj NATO-s për spastrim etnik në Kosovë.
Myftaraj: Në 1999 kur nis fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë në Beograd nisi një gjyq qesharak megaloman ku prokuroria e Republikës Federale te Jugosllavisë së mbetur ngriti akuza dhe thirri si të pandehur para gjykatës krerët e vendeve të NATO-s që i quante përgjegjës për krime kundër njerëzimitgjatë bombardimit të bazave ushtarake në Serbi.
Aktakuza ishte se NATO ndër të tjera kishte shkaktuar spastrim etnik të popullsisë së Kosovës duke nisur fushatën e bombardimeve.Si shpjegohet që nga 7 milion e ca banorë që kishte Serbia nuk ndodhi që të iknin në vendet fqinje?
Këtë shpjegim nuk mund ta jepte as prokuroria dhe as gjykata që dha dënime ndaj krerëve të NATO-s sepse ishte gënjeshtër e propagandës serbe. Është për të qeshur e për të qarë që, Jack Smith, e merr këtë gënjeshtër dhe e fut në aktakuzën ndaj krerëve të UÇK. Duhet të ketë një urrejtje të madhe ndaj NATO-s që në një kohë që bën aktakuzë me emër ndaj krerëve të UÇK, fut dhe një akzuë ndaj NATO-s.
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.
