"Jetët tona në rrezik nga sirianët", Valteri ngre shqetësimin: Pjesë e grabitjeve dhe bandave në Shqipëri

"Jetët tona në rrezik nga sirianët", Valteri ngre

Deputeti i Opozitës Parlamentare Halit Valteri ka ngritur shqetësimin e mbërritjes së emigrantëve sirianë në Shqipëri.

Valteri në seancën plenare ka thënë se jetët tona nuk janë më të qeta pas ardhjes së tyre, për shkak se përfshihen në grabitje apo grupe kriminale, teksa i ka bërë thirrje qeverisë t'i mbledhë në një kamp.

Valteri: Emigrantët sirianë janë bërë një problem shumë i madh rrugëve të qytetit tonë dhe zonave përreth, ku shpeshherë bëhen pjesë e grabitjeve, pjesë e shqetësimeve të banorëve, bëhen objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, bandave në vendin tonë.

Ky problem i duhet adresuar Ministrisë së Brendshme që duhet të bëjë diçka patjetër për këta njerëz. Ose t'i mbledh në një kamp, ose t'i mundësojë minimalisht ushqim dhe veshmbathje, sepse vendin tonë e përdorin tranzit për të kaluar drejt Europës. Nuk duhet ta lëmë në heshtje siç është kjo çështje, sepse realisht shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe njerëzish dhe jetët tona nuk janë më të qeta.

Vendi Lajme Halit Valteri seance plenare Aktualitet emigrantet siriane

EMISIONET