Janullatos dhe Imzot Frendo pozitivë me Covid-19, Presidenti Meta: I bashkohem lutjeve të besimtarëve
Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi ka uruar shërim të shpejtë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, pas rezultimit pozitiv me Covid-19.
Kreu i Shtetit ka shkruar ndër të tjera se është krenar për harmoninë fetare në vend, teksa e ka cilësuar si shembull unikal.
“Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19.
Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik.
Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin”, shkruhet në postimin e Presidentit Meta.

LEXO EDHE: Edhe kreu i Kishës Katolike George Frendo pozitiv për koronavirusin, shtrohet në spital
