Ja çfarë ndodh kur një azil pleqsh kombinohet me një kopsht fëmijësh
Kjo është një ide e mrekullueshme!-thonë banorët, teksa i referohen kësaj shtëpie mahnitëse në Seattle ku një kopsht fëmijësh dhe një azil pleshqsh ekzistojnë poshtë të njëjtës çati.
Këtu fëmijët kanë mundësi të kalojnë kohë me brezin e vjetër, duke përfitur nga mençuria e tyre ndërkohë që gjyshet dhe gjyshërit shijojnë komunikimin me fëmijët dhe përfshihen në aktivitete argëtuese.
Institucioni prototip i quajtur Intergenerational Learning Center (ILC) strehon më shumë se 400 banorë në moshë, si dhe dhjetra fëmijë,.
Fëmijët vijnë për të vizituar miqtë e tyre të rinj pesë herë në javë. Së bashku ata luajnë muzikë, kërcejnë, bëjnë projekte arti, gatuajnë dhe kalojnë kohë me njëri tjetrin deri në fund të ditës.
Në këtë mënyrë fëmijët marrin dashuri nga një grumbull gyshesh dhe gyshërish, të cilët janë tepër të lumtur ta bëjnë këtë.
Ky vend i pazakontë por i mrekullueshëm u kthye në subjektin e dokumentarit emocionues të Evan Briggs për plakjen “Present Perfect”.
/Oranews.tv/
