Italiani ndalohet në Muriqan, kishte fshehur 53 kg kanabis "çokollatë" brenda bombolës së gazit

Italiani ndalohet në Muriqan, kishte fshehur 53 kg kanabis

53 kilogram lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate u kap në Muriqan e fshehur në tre bombola gazi të instaluara në një makinë. Tentativa e trafikut të drogës çoi pranga një 60 vjeçar italian.

Këto tre bombola gazi të montuara poshtë makinës ishin modifikuar për të trafikuar drogë nga Shqipëria!

Por ato tërhoqën vëmendjen e policisë në dalje pranë doganës së Muriqanit!

Kontrolli me mjete të specializuara zbuloi të fshehur brenda tyre 53 kilogram lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Në pranga u vu menjëherë në kushtet e flagrancës shtetasi Italian Cristino Trapani, 60 vjeç që drejtonte mjetin.

Siç tregojnë pamjet e publikuara nga Policia bombolat e gazit ishin të dyfishta dhe për nxjerrë lëndën narkotike u kërkua prerja e tyre.

Droga ishte e ndarë në dy pjesë, një me peshë 30 kilogram e tjetr 23.

Policia e Shkodrës ndërkohë thotë se ka nisur një hetim për të zbuluar vendin ku është blerë lëndë narkotike dhe ku është bërë modifikimi i bombolave të gazit për trafik.

Tentativa të ngjashme janë goditur edhe më parë në pikat kufitare shqiptare tokësore e detare.

Vendi Lajme Kronike italian muriqan

EMISIONET