Italianët barrierë për Leo Messin, argjentinasi u shënon vetëm 3 gola me 11-metërsh

Italianët barrierë për Leo Messin, argjentinasi u shënon

Vitin e kaluar kalendarik, Leo Messi shënoi plot 91 gola duke thyer rekordin e mbajtur nga Gerd Myler. Këtë vit, në 10 ndeshje të luajtura për 2013-ën, ka shënuar plot 13 gola, një mesatare e frikshme që do të kishte zili çdo sulmues dhe që e bën atë nja nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por në ndeshjen ndaj Milan "pleshti" nuk ishte më ai lojtari që njohim të gjithë. Në sfidën përballë kuqezinjve, argjentinasi përvec disa driblimeve dhe pasimeve larg zonës, nuk mundi të cajë asnjëherë drejt qendrës, t'i afrohej portës, apo më e pakta, ta godiste atë.

Skuadrat italiane janë kthyer në një makth për yllin argjentinas.

Në 9 ndeshje të luajtura kundër tyre, katër herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar vetëm tre gola dhe për të përkeqësuar këtë statistikë, që të tre golat janë goditur nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Të dhënat flasin vetë. Messi ka vështirësi të përballet me skuadrat të vendosura taktikisht mirë në fushë, skuadra që heqin dorë nga estetika e futbollit për hir të rezultatit, sic ndodh shpesh në rastin e skuadrave italiane që shquhen për mbrojtjen e tyre të forta.

Ndërsa sot lind pyetja? A është Messi më i mirë se Maradona? I pari ka fituar katër herë Topin e Artë dhe plot trofe me Barcelonën, por ka dështuar tek Argjentina dhe përballjet me futbollin mbrojtës nuk janë në favor të tij.

Krejt e kundërta me Maradonën. Mundi të fitojë vetëm një kampionat me Napolin e tij, por "shqepi" me gola skuadrat e tjera në kampionatin italian, ndërsa me Argjentinën fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 1986.

EMISIONET