Italia drejt karantinës totale, Presidenti i Urdhrit të Mjekëve për Rtv Ora: Kjo javë vendimtare

Italia drejt karantinës totale, Presidenti i Urdhrit të Mjekëve

Federata e Urdhërit të Mjekëve italianë ka sugjeruar Qeverinë që të rishikojë vendimin për ta mbyllur vendin për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në përgjigje të Rtv Ora, Presidenti këtij institucioni u shpreh se nëse situata nuk do të përmirësohet, mbyllja është e pashmangshme.

Lexo më poshtë intervistën e plotë të Presidentit të Urdhrit të Mjekëve dhënë për Rtv Ora

Alba Kepi- President kanë kaluar pak orë nga kërkesa juaj nga kryeministrit Cont . Si është përgjigjur qeveria apelit tuaj? A jeni kontaktuar nga Komiteti tekniko-shkencor pranë qeverisë për të analizuar situatën që ju mjekët denonconi?

Doktor Filippo Aneli President i Urdhrit të mjekëve italianë- Ne si Urdhër nuk kemi një përfaqësues  tonin pranë Komitetit tekniko-shkencor por jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza e me qeverinë. Kërkesa jonë krijoi e përcaktoi një diskutim të veçantë në këshillin e ministrave duke orientuar lockdown e përgjithshëm si një nga masat e mundshme të qeverisë.  Apeli i bërë nga Urdhri i mjekëve është një nga hipotezat e mundshme të skenarit të ardhshëm të vendit nëse gjatë kësaj jave nuk verifikohen efektet e pritshme nga masat e një regjimi lockdown të pjesshëm të vendit.  Pra nëse numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet dhe gjatë kësaj jave, lockdown total i kërkuar nga federata jonë do të jetë një nga planet e ardhshme të qeverisë.

Alba Kepi- Gjatë fazës së parë të pandemisë, pra në pranverë të 2020, ju si urdhër denoncuat shpesh rrezikun e lartë të infektimit të personelit mjekësorë. Si prezantohet sot kjo situatë. A ka mjekë ose infermierë të infektuar aktualisht?

Doktor Filippo Aneli President i Urdhrit të mjekëve italianë- Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi, deri në fund të muajit tetor rezultojnë rreth 16 mijë të infektuar, punonjës në personelin mjekësorë. E kjo është një përqindje e lartë që na frikëson. Mes tyre ka dhe viktima e gjatë ditës së sotme kemi regjistruar dhe dy mjekë të tjerë viktimë të Covid që kanë çuar numrin e tyre në 188. Mbetet i lartë preokupimi që përhapja e madhe që po merr virusi pa një sistem të mirë gjurmimi mund të rëndoj dhe tek personeli mjekësor.

Alba Kepi- Në fazën e parë të pandemisë u verifikua se mjaft spitale u shndërruan në vatra infektimi, A qëndron ky rrezik dhe sot?

Doktor Filippo Aneli President i Urdhrit të mjekëve italianë- Në këtë aspekt për fat është kryer një punë mjaft e mirë. Profesionistët e mjekësisë sot janë shumë më të mbrojtur se sa në fazën e parë e po ashtu dhe qytetarët në spitale. Në mënyrë të përditshme punonjësit e spitaleve kryejnë tamponët për të garantuar sigurinë e tyre e të pacientëve. Sistemi i sigurisë në spitale është përmirësuar. Asnjë pacient nuk hyn në spital pa iu kryer tamponi.

Bota Lajme Europa koronavirusi ne itali Filippo Aneli

EMISIONET