Italia do të dërgojë një ekip mjekësor në Kosovë si mbështetje në luftën kundër covid-19

Italia do të dërgojë një ekip mjekësor në

Italia do të dërgojë një ekip mjekësh ushtarakë drejt Kosovës në ndihmë të stafit mjekësor përballë betejës me koronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në faqen e saj zyrtare.

Ministrja Meliza Haradinaj Stublla zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj italian Luigi Di Maio.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Gjithashtu gjatë kësaj telefonate, ministrat biseduan dhe për çështjen e vizave në Kosovë teksa ministrja Haradinaj Stublla i kërkoi Di Maios mbështetje për të drejtën e vendit për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.

Më herët Italia ka dërguar një taskforcë edhe në Shqipëri për të asistuar në luftën kundër pandemisë.

(Foto ilustruese)

Rajoni Bota Lajme Kosovë koronavirusi ne kosove italia mjeket ekip mjekesor ministria e puneve te jashtme dhe diaspores

EMISIONET