Itali / Milan vazhdon të fitojë, kuqezinjtë mposhtin Livornon 3-0

Itali / Milan vazhdon të fitojë, kuqezinjtë mposhtin Livornon 3-0

Ekipi i Milanit ka arritur një fitore të rëndesishme sot perballë Livornos në "San Siro" duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Të besuarit e Sedorf me këtë fitore i afrohen edhe më shumë vendit të 5-të në kampionat.

Ai që hapi serinë e golave ishte i përhershmi Balotelli, i cili në minutën e 43 kërcen mbi mbrojtësat duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e pare. Pjesa e dytë foli e gjitha për Milanin, ku "kuqezinjtë" arrijnë të shënojnë dhe 2 gola të tjerë me Tarabt dhe Pazzini.

Me fitoren e sotme Milani tregon se tashmë është konsoliduar si ekip dhe premton vazhdimësi.

 

 

EMISIONET