Isuf Mekajt iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, familja me 6 anëtarë jetojnë vetëm me 153 mijë lekë

Familja me 6 anëtarë e Isuf Mekajt në Tiranë jeton çdo ditë me pasigurinë se çatia do t'i bjerë mbi kokë. Ajo u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk është rindërtuar. 

Që pas tërmetit të 26 nëntorit kjo shtëpi ka dalë e pabanueshme.

“Kanë ardhur komision sa të duash dhe kanë thënë që është e pabanueshme dhe as lekë nuk na kanë dhënë.”

Kryefamiljari Isuf Mekaj tregon se vështirësitë për të nuk kanë të sosur njëherë tërmeti e njëherë pandemia.

“Shumë e vështirë, me zor po ia dal. Gjitha jetën duke punuar.”

Jeton me frikë se mos shtëpia u shembet.

“Ku të shkoj, frikë kam, por s’kam ku të shkoj. Të jetoj këtu deri kur të më zërë brenda.”

Vjollca, e zonja e shtëpisë tregon se përpiqet t’ia dalë me ato pak lekë që marrin.

“Te dyqani më falin ushqime për kalamajtë se nuk më del për t’i blerë.”

Apeli për ndihmë i këtij çifti që jeton në kushte të vështira ekonomike shkon për të gjithë ata që kanë mundësi t'ua lehtësojnë sado pak përpjekjet për të siguruar të përditshmen e tyre.

Vendi Lajme Sociale termet demtuar familja shtepia Isuf Mekaj jetojne

EMISIONET