Islami: Rama i akuzuar nga OSBE për vjedhje votash. Me Bjellorusinë po mundohet të rregullojë imazhin e tij

Islami: Rama i akuzuar nga OSBE për vjedhje votash. Me Bjellorusinë po

Për ish-deputetin e PD-së, Kastriot Islami, tha se Rama e ka bërë qesharak rolin e ministrit të Jashtëm shqiptar.

Islami u shpreh se Shqipëria meriton drejtimin e OSBE-së, por jo drejtimin e Ramës.

Islami tha se Zyra e OSBE-së në Vjenë e ka akuzuar Ramën si posedues të 200 milionë euro në emër të të Vëllait në llogari off-shore.

Islami: Rama e ka bërë qesharak rolin e kreut të ministrisë së Jashtme duke e marrë vetë postin. Imazhi i Ramës është i dëmtuar më ndryshimin e rregullave të lojës me zgjedhjet. Polonia p.sh që është në kufi është e shqetësuar për çështjen në Bjellorusi dhe ka paraqitur një plan solidariteti për zgjidhjen e krizës. Rolin e moderimit mes palëve i është lënë OSBE-së meqë është një organizatë që bëjnë pjesë shumë shtete. Shqipërinë e kanë mbështetur për presidencën në vitin 2016 Rusia dhe SHBA.

Raportet e fundit të OSBE-ODHIR ka bërë raporte për vjedhjen e votave. Kjo ka ardhur nga qeveria e drejtuar nga Rama, jo se Shqipëria nuk e meriton rolin kryesues të OSBE-së, sepse ne kemi një kryeministër të lidhur me krimin. OSBE e ka mirëpritur rolin e Shqipërisë, por me Ramën është i diskretituar. Është mirë që Shqipëria është në krye të OSBE-së, por është keq që Rama drejton shtetin tonë. Zyra e OSBE-së në Vjenë e ka akuzuar Ramën si posedues të 200 milionë euro në emër të të Vëllait në llogari off-shore.

Islam shtoi se Rama po mundohet që të rregullojë imazhin e tij me çështjen e Bjellorusisë.

Islami: Kriza në Bjellorusi është shumë më komplekse, nuk zgjidhet duke marrë të fortë. Afër Bjellorusisë është Rusia. Rama ka pasur një telefonatë me Lavrov dhe ka pretenduar se ka marrë miratimin e Lavrov për dialogun, por ministria e Jashtme ruse ka thënë se sugjeron që kriza të zgjidhet me forca të brendshme. Rama kërkon të luajë një rol me 2-3 porta për të rregulluar imazhin e tij. E mira është që Rama të heqë dorë nga qeveria në vendin tonë dhe t’ia lërë në dorë një qeverisjeje të shëndetshme.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit rama vota bjellorusi kastriot islami imazhi

EMISIONET