Ish-zëvendës shefi i CIA-s, Majer: Nuk ka vend për shtete të mëdha etnike në Ballkan

Ish-zëvendës shefi i CIA-s, Majer: Nuk ka vend për shtete të

Ish-zëvendës shefi i CIA-s për Ballkanin, Stiven Majer ka deklaruar se kufijtë në Ballkan akoma janë çështje të hapura, por nuk ka vend më për krijimin e shteteve të mëdha etnike.

“Gjithsesi se janë të mundshme ndryshime të kufijve, por kjo duhet të jetë me marrëveshje, patjetër duhet të jenë pjesë e ndonjë pakoje. Nuk ka asgjë të shenjtë sa i përket kufijve. Megjithatë, tanimë nuk është e mundshme që të kemi Shqipëri të Madhe apo Serbi të Madhe. Kur flasim për ndryshimin e kufijve, nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha”, ka deklaruar Majer.

Si mundësi për ndryshime të mundshme të kufijve ai ka përmendur Bosnjë – Hercegovinën dhe Kosovë, si mundësi për të bërë ndryshime të vogla të kufijve dhe ndarjen e territoreve.

Ai ka folur edhe për Maqedoninë dhe mundësinë e ndarjes së saj.

“Të gjitha duan copë nga Maqedonia. Bullgarët vlerësojnë se Maqedonia është Bullgari Perëndimore, shqiptarët duan pjesën e tyre, dhe në të kaluarën këtë e bëri Serbia. Por, Maqedonia tani është një vend që vepron shumë me përgjegjësi” , deklaroi ish-zyrtari i lartë i CIA-s për Ballkanin.

EMISIONET