Ish-deputeti i PD-së, denoncon mungesën e tamponëve: Çfarë soj jeni, dështimi juaj po kushton jetë

Ish-deputeti i PD-së, denoncon mungesën e tamponëve:

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një postimi në “Facebook”, ka denoncuar mungesën e tamponëve. Ai ka publikuar një bisedë me një polic nga Shkodra, i cili shprehet se mbi 20 policë janë të sëmurë dhe nuk po i bëhet tamponi.

Postimi i plotë:

MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!

Denoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi denoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu?

Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente? A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps!

Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdesin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?

Vendi Lajme shkoder denoncim bardh spahia tampone

EMISIONET