Isa Mustafa feston ditëlindjen, merr një dhuratë të çmuar nga kryeministri Rama
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka marrë një urim për ditëlindjen nga homologu i tij Edi Rama. Së bashku me urimin, Mustafa ka marrë edhe një dhuratë shumë të çmuar.
Në FB, Isa Mustafa ka publikuar një status, ku ndan emocionet e kësaj dhurate, por nuk e ka treguar se për çfarë bëhet fjala.
Isa Mustafa: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më ka uruar ditëlindjen me një dhuratë shumë të çmuar për mua. E falënderoj nga zemra mikun Edi Rama për kujdesin dhe dhuratën e tij shumë të veçantë. Së shpejti do të shihemi në Prishtinë në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria janë model i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnjerëzor në rajon. Faleminderit Edi!

