Integrimi i çështjeve gjinore në proçeset zgjedhore, Lleshi takim me Përfaqësuesin e UN Woman

Integrimi i çështjeve gjinore në proçeset zgjedhore,

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, ka pritur në një takim Përfaqësuesin e ri të UN Woman në Shqipëri, David Sanders.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm e permanent mes KQZ dhe UN Woman dhe kishte si qëllim prezantimin e z. Sander me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Diskutimet mes Lleshit dhe Sanders u fokusuan në integrimin e çeshtjeve gjinore në proceset zgjedhore.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi e falenderoi Sander për mbështetjen e vazhdueshme që UN Woman i ka dhënë KQZ-së, e njohu me projektet e realizuara nga bashkëpunimi i KQZ më UN Woman.

Një tjetër temë diskutimi ishin edhe projektet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014 në funksion të përmirësimit të punës së KQZ për mirëorganizimin dhe mirëadministrimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Përfaqësuesi i UN Woman nga ana e tij e falenderoi kryetaren e KQZ për mikëpritjen dhe e siguroi se UN Woman do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në projektet që lidhen me çështjet gjinore.

EMISIONET