Infrastruktura rrugore për invalidët, mungojnë rampat, institucionet nuk respektojnë ligjin

Infrastruktura rrugore për invalidët, mungojnë rampat,

Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë vëmendjen e institucioneve për të krijuar lehtësira në komunikimin e kësaj kategorie të shoqërisë. Mungesa e rampave përgjatë bulevardit, rrugëve dytësore të qytetit të Fierit apo edhe në institucione shtetërore apo private, e kufizon këtë kategori të shoqërisë. Timo Toska, kryetar i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve, e cilësoi indiferente vëmendjen e pushtetit vendor ndaj kërkesave të tyre.

Ndërsa Ramiz Hoxha, kryetar i Shoqatës së Invalideve të Punës, tha se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që janë bërë në drejtim të krijimit të lehtësirave në levizje dhe komunikimit të invalidëve, ende kushtet nuk janë krijuar.

Në vëzhgimin e realizuar nga “Ora News” në qytetin e Fierit, rampat mund të gjenden vetëm në disa institucione private. Por situata paraqitet problematike për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në vendet e punës , të zbavitjes, në dhomat e fshehta të votimit, Gjykata, apo spitale ku realiteti tregon se kjo kategori nuk është e kufizuar vetëm nga aftësitë e veta, por edhe nga mundësia që u krijohet për lëvizje dhe komunikim.

EMISIONET