Skandali në azilin e Gjirokastrës,drejtori dhe punonjësja në fushatën e vaksinimit edhe pse e dinin që kanë Covid

Skandali në azilin e Gjirokastrës,drejtori dhe punonjësja në

Infektimi i dy punonjësve të Shtëpisë së Të Moshuarve në Gjirokastër, pasi ata morën dozën e parë të vaksinës Pfizer, po merr përmasa të një skandali.

Mjeku Arenc Brahimi, thotë se financierja Klodiana Qirushi, dhe Drejtori Arjanit Muho kanë qenë në dijeni se kanë simptoma të koronavirusit, por nuk kanë treguar.

"Aty janë 5 persona të cilët janë covid pozitivë,  nuk kanë treguar se kanë pasur shenja. Në ditën e vaksinimit gjendja e tyre ka qene e mire," thotë Brahimi.

 Ky është momenti i vaksinimit të Qirushit dhe Muhos mes të moshuarve të tjerë.

"Ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan se pak ditë më parë kishin kontakt me persona që kanë qene covid pozitiv. Pas dy ditësh ata kanë pasur problem me temperaturë, dhe kanë rezultuar pozitiv," thotë Brahimi.

Dy të vaksinuarit nuk japin reagim mbi situatën e krijuar. Megjithatë këto raste tregojnë qartë për problemet ne sistem, qoftë në matjen e temperaturës apo dhe me hetimin epidemiologjik të rasteve të reja të konstatuar me covid-19.

https://youtu.be/rtIt8HGAhUI

Vendi Lajme vaksine covid infektohen Arjanit Muho klodiana qirushi

EMISIONET