Industria e ushqimit thotë hani sa më shumë, ajo e dietës rekomandon të mos hamë fare, mjeku tregon si të dalim nga ky kaos

Dietat duhet të ndahen sipas disa standardeve të caktuara. I këtij mendimi është mjeku Erand Llano. Në një intervistë për Ora News, ai tha se duhet të ndjekim një dietë që është e shëndetshme dhe e qëndrueshme njëkohësisht.

"Ne duhet të ndërhyjmë dhe të bëjmë një dietë që është njëkohësisht e shëndetshme dhe njëkohësisht e qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Një studim të tillë e kam bërë unë në bashkëpunim me Universitetin e  'Cambridge' në Tiranë"

Ajo që ndodh është që aktualisht në Shqipëri ushqyerja nuk përkon as me udhëzimet e shëndetshme, as me udhëzimet e qëndrueshme. Duhet të largohemi nga ai kaos që nga njëra anë kanë industrinë e ushqimit që i kërkon të hanë sa më shumë dhe nga ana tjetër kanë industrinë e dietës që i thotë mos hani fare", tha Llanaj.

Llanaj shtoi se duhet hartuar një udhërrëfyes kombëtar zyrtar nga ekspertë të fushës, në lidhje me objektivat e shëndetshme.

Pra ai është i mendimit të bëhet një ndarje e dietës në dy forma, e para në të mirë të mjedisit dhe e dyta në të mirë të shëndetit.

"Duhet realisht të bëjmë një udhërrëfyes kombëtar zyrtar nga ekspertë të fushës për ushqyerjen që ka në konsiderim edhe objektivat e shëndetshme, pra t'i thuash tjetrit, dëshiron t'i bësh mirë mjedisit, ushqehu me këtë dietë, dëshiron t'i bësh mirë shëndetit tënd ushqehu me këtë regjim diete. Është e vështirë por jo e pamundur", përfundoi Llanaj.

Vendi Shendetësi Lajme diete erand llanaj Intervista në Ora News ushqyerja

EMISIONET