Igli Tare fiton "Luanin e Artë", ish futbollisti i Kombëtares: Çmim emocionues
Drejtori Sportiv i Lazios Igli Tare është vlerësuar me çmimin “Luani i Artë” përsa i përket “shërbimeve profesionale në fushën e sportit, si drejtor sportive i një suksesi të lartë”.
Ceremonia u zhvillua në Venezia, ndërsa ish futbollisti i Kombëtares shqiptare u shfaq i lumtur për çmimin e marrë, përcjell Ora News.
Tare: Një çmim emocionues
Gjatë prezantimit, drejtori sportiv i Lazios, shprehur emocionet e tij lidhur me çmimin e marrë, klubin e Lazios dhe tifozerinë bardhekaltër.
"Bëj pjesë në atë brez që në vitet '90 la Shqipërinë për të kërkuar fatin diku tjetër dhe duke ëndërruar Italianë. Jam nga Vlora, kështu që jam shumë pranë jush. Pas eksperiencës së vështirë në Gjermanisë munda të luaja për Brescian, Bolognan, Romën dhe Lazion. Falenderoj prindërit e mi dhe popullin lacial që ndodhem këtu", u shpreh ndër të tjera Tare.
/A.R, OraNews
