I marrin të dhënat personale/ Revoltohet Veleshnja pas zbulimit të patronazhistit: Nuk do votoj kurrë PS

I marrin të dhënat personale/ Revoltohet Veleshnja pas zbulimit


Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është revoltuar në lidhje me vjedhjen e të dhënave personale nga Partia Socialiste.

I ftuar në "Wake Up”, ku foli edhe atë që tashmë është bërë çështje dite, patronazhistët, ka thënë se nuk do të votojë kurrë për Partinë Socialiste pasi kjo e fundit ka cënuar privatësinë e tij.

I zhgënjyer nga partia në fjalë ai tha se e kishte vendosur që të ia jepte votën por pas kësaj që ndodhi nuk do votojë më për të.

 “Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension.

Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë.

Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori.

EMISIONET