Hushi: Artistët kanë të drejtën të afrohen në politikë, por të mos shfrytëzohen nga ajo
I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, tenori Agim Hushi u shpreh se nuk ka gjë të keqe artistët i futen politikën, por duhet pasur kujdes që ata të mos shfrytëzohen nga politika.
Hushi: Artistët kanë të drejtën e zotit që të afrohen ose të largohen në politikë. Çështja është nëse këto artistë abuzohen nga pushteti. Mendoj se është një cilësi e tyre që të thonë mendimin e tyre, të marrin pjesë në qeverisje për të kontribuar si qytetarët të këtij vendi.
Artistët nuk kanë pse gjykohen nëse janë të djathtë apo të majtë. Çdo artistë, në qenësinë e tij për t'i shërbyer artit, ka një humbje për t'i shërbyer politikës. Ajo që më shqetëson shumë që është t'i ruajmë këta njerëz, që të mos i humbin vlerat që i ka vetëm arti. Ata nuk duhet të shfrytëzohen nga politika se shumë herë, politika u ka marrë lëngun atyre dhe më pas i ka hedhur si limona të prishur.
