Hoxhiç:Integrimi i veriut në sistemin e shtetit të Kosovës i vështirë, por jo i pamundur

Hoxhiç:Integrimi i veriut në sistemin e shtetit të Kosovës

Ish-drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiç, deklaron se proçesi i integrimit të veriut në sistemin e shtetit të Kosovës do të jetë i vështirë, por, jo i pamundur.

Ajo është e bindur se do të arrihet suksesi në veri, por nuk është e sigurt se integrimi i plotë do të bëhet në vitin e parë.

“Jemi nisur në drejtimin që ta integrojmë veriun. Mendoj se i gjithë ky proces do të përfundojë me rezultate pozitive dhe se integrimi i veriut në sistemin e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhiç, duke shtuar se funksionimi i komunave në veri do të jetë i pamundur pa bashkëpunimin me nivelin qendror në Prishtinë.

Ajo ka thënë se sfidë mbeten simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina.

EMISIONET