Historia në Ora News: Tërmeti ia shembi banesën, shiu po ia përmbyt dhe çadrën
Reshjet e shiut kanë përkeqësuar jetesën e Myslym Gjylit që jeton në çadër. 59 vjeçari vijon të jetojë në çadër që prej tërmetit të 26 Nëntorit 2019 kur iu shemb banesa e tij në fshatin Gjoricaj të Ishmit.
Uji ka hyrë brenda në çadër dhe jetesa këto ditë bëhet edhe më e vështirë
Apeli i tij shkon për institucionet që ta ndihmojnë për rindërtimin e shtëpisë së tij që ende nuk ka filluar as të hidhen themelet.
“Nuk më kanë hedhur as një kovë çakull. Vijnë e ikin, më thonë gjithçka do të bëhet, unë i kam humbur shpresat” i tha Myslymi gazetares së Ora News Sonila Musai. Pamet janë të operatorit Ermal Noka.
