"Hiqni dorë nga takimet nëpër skuta me prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar", Balla akuza opozitës dhe Presidentit

"Hiqni dorë nga takimet nëpër skuta me prokurorë dhe

Reforma në drejtësi duket se do të jetë një nga kartat elektorale të socialistëve edhe në këto zgjedhje.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, akuzoi opozitën jashtëparlamentare dhe presidentin se po bëhen pengesë për të.

Nga foltorja e Kuvendit ai u bëri thirrje të mos takohen skutave me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Balla: Në vlerësimin tim meriton që nga Kuvendi i Shqipërisë të marrë sot një vlerësim, jo ju, ose jo pjesa juaj më e madhe sepse ata që vazhdojnë të jenë në shërbim të Lulit apo Monikës të njëjtën këngë me darje do ti bien, por ka këtu prej jush burra dhe gra që e mbështetën prej ditës së parë reformën në drejtësi. Nuk do të resht deri në muajin korrik kur i mbaron mandati këtij kuvendi t'ju falenderoj për mbështetjen që i keni dhënë reformës në drejtësi. Rezultatet e deritanishme të SPAK, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe të institucioneve të tjera janë mbresëlënëse, tepër pozitive. Goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor ku është ende një plagë e rëndë për shkak se ata prokurorë dhe gjyqtarë të cilërt presin radhën për të kaluar në procesin e vettingut e kanë kthyer pozicionin e tyre në një pozicion gjobëvënie. Goditja  ishte një goditje e duhur për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ende në sistem por për tu dhënë një mesazh të qartë edhe politikanëve të cilët ende besojnë dhe shpresojnë se mund të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reformë. Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe kushdo që u shkon këtyre pas duhet të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga shpresa se mund të kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi. Po ua them sot dhe publikisht, të heqin dorë nga takimet nëpër skuta me prokurorë apo gjyqtarë të korruptuar që vettingu i ka përjashtuar. Duke qenë se kanë filluar tu premtojnë se nëse ata fitojnë do ti kthejnë ata mbrapsht. Vendimi Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut ishte një konfirmim tjetër se procesi i vettigut është  një proces kushtetues, një proces i drejtë dhe se Shqipëria me këtë reformë të rëndësishme ka garantuar një sistem drejtësie të pavarur.

Vendi Lajme Politikë kuvend taulant balla vetting

EMISIONET