Hetimi i përgjimeve, Koka: SPAK të nisë edhe verifikimin e kullave, po shkatërrojnë Tiranën dhe ekonominë

Hetimi i përgjimeve, Koka: SPAK të nisë edhe verifikimin e

Gazetari, Bledian Koka, thotë se SPAK, paralelisht me nisjen e hetimeve për përgjimet e Antimafias italiane për Ndraghetën dhe lidhjet në Tiranë, duhet të nisë verifikimin e të gjithë kullave në kryeqytet.

Për Rtv Ora ai thotë se jo vetëm po shkatërrojnë qytetin por edhe ekonominë për shkak të hijeve të dyshimit mbi financimin e tyre.

Koka: Është ulëritëse, na e bëri pazarin Ndragheta me Nikun e famshëm që sot e gjithë ditën vazhdon të marrë prapë tendera dhe pse në konflikt interesi pasi bashkëshorten e ka specialiste apo drejtoreshë në një nga institucionet e Ministrsië së Shëndetësisë nga e cila merr tendera nga Shkodra në Sarandë. Të gjithë tenderat e Nikut janë me flamur të kuq. Aty u tha, kostoja e ndërtimeve në qendër të Tiranës është vetëm 510 euro ndërkohë vlera shkon nga 3800 deri në 4 mijë euro. Këtu tregon se diçka nuk shkon. Fakti që këtu u cënua minarja e xhamisë ne vetëm kur ta shohim të shembet do të themi e shembi shiu. Nuk ka tregues ulëritës më të  madh se ajo që ka ndodhur me kullat. SPAK nëse është serioz në hetimet e veta paralelisht me ato se çfarë ka ndodhur me Ndraghetan duhet të kishte nisur një verifikim të gjitha kullave që jo vetëm po shkatërrojnë qytetin por problemi është se çfarë dëmesh dhe pasojash po shkaktojnë në çështjen ekonomike.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

Vendi Lajme Kronike bledian koka Ndragheta RTV Ora pergjimet e antimafias kullat ne tirane

EMISIONET