Haxhiu: Buxheti i 2021 i propozuar nga një qeveri ilegjitime nuk adreson nevojat e qytetarëve të Kosovës

Haxhiu: Buxheti i 2021 i propozuar nga një qeveri ilegjitime nuk adreson

Në një lidhje direkte për Ora News, Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë , Albulena Haxhiu komentoi buxhetin e propozuar nga qeveria Hoti për vitin 2021. Sipas saj një buxhet i propozuar nga një qeveri ilegjitime është një buxheti që nuk adreson asnjë nevojë të Kosovës.

Albulena Haxhiu për Ora News: Ne kemi pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës në raport me çështjen e buxhetit për vitin 2021. Për ne buxheti që është prezantuar nga një qeveri që nuk ka qenë legjitime asnjëherë është komplet i papranueshëm sepse nuk adreson nevojat sidomos nevojat pas pandemisë të cilat i ka Republika e Kosovës por dhe qytetarët. Prandaj në këtë drejtim ne kemi shprehur kundërshtimet tona. Një Kuvend i vjetër sepse besojmë shumë shpejt që Kuvendi do të shpërndahet nuk mund të vendosë për Kuvendin e ardhshëm dhe qeverinë e ardhshme. Një qeveri që nuk është legjitime nuk mund t’ia përgatisë qeverisë që po vjen një buxhet të tillë. Prandaj kemi kërkuar një alternativë. Kemi thënë që Kuvendi i Kosovës sot ta  marrë vendimin për zgjatje buxhetore që nuk është miratuar

Haxhiu beson se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë ato që duan qytetarët e Republikës së Kosovës dhe e vetmja zgjidhje për të zgjidhur ngërçin dhe degradimit që po i bëhet vendit.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P

Kosove Rajoni Lajme Kosovë albulena haxhiu

EMISIONET