Haradinaj për Ora News: S'është arrestim, ofendim që ben shteti slloven ndaj meje

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një intervistë telefonike për Ora News se nuk është arrestuar.

"Nuk është arrestim jam në pritje. Është një situatë ofenduese që bën shteti slloven ndaj meje, meqe ndaj këtij shteti kemi qendrim tjeter, qendrim miqësor dhe kjo nuk është ekuivalente. Kjo mënyrë e sjelljes ndaj nesh ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund."

Cfarë ju kanë thënë në momentin që ju kanë ndaluar?

Kemi një shkresë në sistem, na duhet ta pastrojmë. Derisa sna vjen një shkresë që ai flet arresi është i vjetër, të gjithë e kanë hequr, por këta janë afërisisht ish-Jugosllavi.

Ju jeni në pritje, cfarë ju kanë thënë?

Po jam në pritje, derisa të sqarohen këto procedura

Jeni i shoqëruar?

Jo nuk është ai arrestim klasik, është procedurë, unë jam me pasaportë diplomatik, deputet i Kuvendit. Nuk është normal, sjellja e tyre nuk është e njëjtë. Pra këta po bëjnë një ofendim ndaj asaj që ne përfqësojmë.

[caption id="attachment_533502" align="alignnone" width="487"]haradinaj Dokumenti i ndalimit te Haradinaj ne Slloveni[/caption]

/Oranews.tv/

EMISIONET