Hapet dyqan i ri veshjes, City Park sjell 70 markat Italiane në Shqipëri
Në qendrën tregtare “City Park” është hapur dyqani më i ri “Reale Italia” për të sjellë market më të njohura të veshjeve. “Reale Italia” sjell eksperiencën 30 vjeçare në fushën e modes, duke sjellë dhe ulje të koleksioneve të reja si dhuratë në festat e fundvitit.
Nuk keni përse të udhëtoni drejt Italisë për tu njohur me tendecat më të fundit të modës nga markat prestigjoze.
Koleksionet më të fundit të tyre mund ti gjeni tashmë në dyqanin më të ri "Reale Italia", të hapur në qëndrën tregëtare “City Park”.
Në një ambjent krejtësisht të ri në këtë qëndër tregtare, ju mund të njiheni me koleksionet më të reja të firmave si Versaçe, Armani, Paul and Shark, Dizel.
Tiziana Marini: “Mirëmbrëma të githëve, qytetarë të Tiranës ne vimë nga Italia për të sjellë brandet më të mira të modës tonë. Nuk mund ti sjellim të gjitha markat, por po ju permend disa si Versaçe, këtu shihni veshjet me kaq gjyra sipas stilit tuaj, me femrat që preferojnë klasiken. Po ashtu kemi sjellë dhe Armani Xhins për femrat që duan më shumë stilin sportiv. Keni veshje të firmave Ice Berg dhe Moschino. Eja të na vizitoni sepse do të ketë mjaft surpriza.
"Reale Italia" sjell eksperiencën e saj 30 vjeçare italiane në Shqipëri. Veshjet janë për të gjitha sezonet, për të gjithë stilet duke dalë jashtë kornizave të zakonshme të modës.
Christina Sciocchetti: "Jemi krenar qe e kemi sjell ketë dyqan ketu nga Italia me të gjithë koleksionet e reja dhe më shumë brande. Për meshkujt prezantojmë Armani Jenas, Paul and Shark, Dizel e Hugo Boss. Janë edhe linjat klasike dhe ato sportive. Ne kemi realizuar sfilata në Itali dhe javët e ardhshme do të kemi të ftuar Enzo Micho që mund të bëje sugjerime të veshjeve tuaja”.
Dyqani i ri është në katin e parë të “City Park”, qendër e cila është veshur me ngjyrat festive.
Përveç uljeve në prag të festave mos harroni është koha e shorteut, ku nga blerjet tuaja mund të fitoni një makinë dhe plot dhurata të tjera.
