EKSKLUZIVE/ Kadeli në Ora News: LSI kërkon “kokën” e një Ministri, deputetët trajtohen si roje

EKSKLUZIVE/ Kadeli në Ora News: LSI kërkon “kokën” e

Dalin në dritë pakënaqësitë e para lidhur me qeverisjen nga radhët e ligjvënësve të LSI. Grupi parlamentar i kësaj force politike shumë shpejt do të ndërmarrë një iniciativë, ku do të kërkojë nga kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta largimin e një Ministri të kabinetit. Lajmin e bëri me dije deputeti Gjovalin Kadeli në një intervistë në “Ora Live” me gazetarin Nertil Agalliu, ku shpjegoi dhe arsyet e kësaj nisme.

“Deputetët e LSI së shpejti do marrin një iniciativë ku do ti drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një Ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej Minsitrave të kabinetit për perfomancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga depuetët e LSI nuk ka hyrë në zyrat e Ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit. Fatmirësisht shumica e tyre janë pa mandat deputeti që i angazhon më shumë, por kjo nuk do të thotë se pse nuk ke mandat deputeti dhe të mos komunikosh me deputetët mbi problemet që ka për votuesit që përfaqëson. Shkalal e rritjes së përgjegjësisë do jetë më e madhe me këtë kërkesë tonën.Shqipëria është më pranë statusit kandidat dhe opozita ka qenë luajale në këtë pikë dhe Presidenti ka përshëndetur dhe po merr hapat e duhur që ti shërbejë këtëij qëllimi dhe ne jemi të vendosur si grup parlamenttar të punojmë sa më shumë që statusi të merret dhe jemi të sigurt që do merret” tha ai.

Kadeli shkoi më tej kur tha se nëse ky Kabinet do votohej nga mazhoranca me votë të fshehtë, tre prej tyre nuk do kalonin klasën, por pa dhënë emra dhe përkatësi politike. Sipas tij nisma e LSI nuk ka asgjë për tu alarmuar, por një sinjal i mirë për qevErinë që të rrisë rendimentin.

“Kjo nuk është për tu alarmuar, është sinjal ku i jepet qeverisë për të rritur rendimentin dhe të jetë më e vëmendshme ndaj komunikimit me deputetët. S’mund të trajtohet deputeti si një roje i Ministrisë përkatëse, s;mund të ulet roli i tij për shkak të një raporti me Kryeministrin të një Ministri apo një qëllimi që mund ti ketë vënë vetes një Ministër për raportin me kolegët e tjerë deputetë. Vetë Kryeministri komunikon natyrshëm përmes komunikimit elektronik me një pjesë të madhe të banorëve. Ndërsa këta Ministra që pretendojnë se janë në nivelin e duhur luajnë rolin e megallomanit, më shumë populizëm, sesa punë efektive. Ne do ja drejtojmë kërkesën Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, vendimarrja ju takon atyre” tha Kadeli.

Nëse flitet për një rifreskim të kabinetit qeveritar, Kadeli tha se vendimarrja i takon Kryeministrit, por ata si deputetë të LSI do ushtrojnë “presion” që qeveria të rrisë perfomancën.

“Këtë e vendos Kryeministri, ne do ndikojmë me hapësirën që na lejon ligji që qeveria të rrisë përformancën. Nuk mundet i vetëm Kryeministri të mbulojë mangësitë e Ministrave”.

(Video: Intervista e plotë Gjovalin Kadelit në Ora News)

EMISIONET