Pas ironisë së Ramës, reagon Duma: Sulm i ulët, reflekton për humbjen e PS në zgjedhje

Pas ironisë së Ramës, reagon Duma: Sulm i ulët, reflekton

Sulm të ulët që vjen për shkak të humbjes në zgjedhje e ka cilësuar Grida Duma ironinë dhe fotot e kryeministrit Edi Rama.

Në prezantimin e kandidatëve për deputet, kryeministri Rama thumboi dhe ironizoi jo pak Grida Dumën, e cila është renditur në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Në përgjigje të tij, Duma shprehet se kryeministrit nuk I ka mbetur më gjë veç sulmeve të ulëta.

Duma: Pas 8 vitesh dështime.Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën. Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera.Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq. Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat.Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.

Ndaj formës së prezantimit të Ramës ka reaguar dhe LSI, ku Petrit Vasili shprehet se këto janë sjellje që vijnë për shkak të humbjes.

Vasili: Ju për fat të keq jeni të detyruar, për shkak se kryeministri juaj nuk ka asnjë punë tjetër, përveç një karagjozi mejhanesh, që të shikoni e të dëgjoni idiotësi pa fund të këtij kryeministri, i cili shpërdoron karrigen dhe nuk bën detyrën e tij. Pra përfundimisht prej tetë vitesh kemi një kryeministër që nuk bën detyrën dhe punën e tij, por është thjesht dhe vetëm një llafazan, matuf dhe makut që vjen vërdallë e të vetmen gjë që nuk bën është detyrën e tij. 

Përmes rrjeteve sociale kanë reaguar dhe kandidatë të tjerë të opozitës, ku krahasimi përmes fotove nuk ka munguar.

Vendi Lajme grida duma video mesazh kunderpergjigje

EMISIONET