Goditi kokën gjatë orës së fiskulturës, vdes tragjikisht 10 vjeçarja

Goditi kokën gjatë orës së fiskulturës, vdes

Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht gjatë orës së Fiskulturës në shkollën “Vittorio Emanuele Orlando” në Palermo të Italisë.

Sipas hetimeve paraprake, e mitura po kryente një ushtrim mësimor, teksa i ka rrëshqitur këmba dhe ka goditur fatalisht kokën.

Mësuesit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por pa asnjë rezultat.

Karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë, ndërkohë që institucioni shkollor ka shprehur ngushëllime për familjarët.

Bota Lajme itali palermo 10 vjecarja godet koken

EMISIONET