Gjokutaj: Politikat fiskale mund të bëjnë nxitje, por nuk prodhojnë punësim
Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj i ftuar në Ora News ka analizuar programet politike në vendin tonë në këtë fushatë zgjedhore.
Gjokutaj ka thënë se politikat e ndjekura fiskale nuk prodhojnë punësim, teksa ka shtuar se në 4 vite investimet kanë arritur në 3.6 miliardë euro.
Gjokutaj: Punësimet krijohen në saj të rritjes ekonomike dhe investimeve. Investimet në këtë periudhë 4 vjeçare kanë arritur diku te 2.6 miliardë euro për 4 vite. Me kaq që janë investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, natyrisht që janë investuar në një sasi të caktuar punësimi, por jo ajo që mund. Nuk ka qenë një rritje ekonomike që premtonte, për arsyen e thjeshtë se edhe vetë shpenzimet e Buxhetit të Shtetit kanë qenë të tilla. Shpenzimet kapitale që prodhojnë punësim, kanë qenë në nivele normale, rreth 4% e GDP-së.
Politikat fiskale përgjithësisht mund të zbardhin, të fusin në skemën e sigurimit më shumë të punësuar që janë në informalitet. Në vetvete politika fiskale nuk prodhon punësim. Ajo prodhon luftë ndaj informalitetit dhe nga ana tjetër prodhon politika të të ardhurave apo ulje të të ardhurave në varësi të harmonizimit me gjithë pjesën ekonomisë.
Intervista në studio për Matilda Mcinin, përgatiti për online Tea Islamaj.
