Gjirokastra zonë e kuqe për Covid, Shehu akuza qeverisë: Aktiviteti i makinave retro ishte një 'bombë biologjike'

Gjirokastra zonë e kuqe për Covid, Shehu akuza qeverisë:

Ish-deputeti i PD-së, njëkohësisht mjeku Tritan Shehu në një lidhje live për Ora News  akuzoi qeverinë që u bë shkak për  kthimin në zonë të kuqe të qarkut të Gjirokastrës me organizimin e aktivitetit të makinave retro ose siç e cilësoi ai një 'bombë biologjike'

Shehu tha se ishte një aktivitet i panevojshëm i cili u kthye në një vatër infektimi të madh që prishi gjendjen e qetë që ishte në atë qark

Shehu: Papërgjegjshmëri, cinizëm dhe koncept për propagandë të Rilindjes. Po të shohësh kohën kur u zhvilluar aktiviteti 24-25 tetor, grumbullim shumë i madh i njerëzve për disa makina të vjetra, ardhja e një numri të madh njerëzish nga Tirana në një kohë kur rreziku i epidemisë kishte arritur në majat e saj në vend por ai qytet ishte relativisht i qetë. Kështu që ai aktivitet u kthyer në një bombë biologjike që unë do ta krahasoja me atë që ndodhi ne 19 shkurt të këtij viti në Bergamo në ndeshjen Atalanta-Valencia ku realisht shpërtheu ajo epidemi e madhe ku dhe sipas specialistëve u bë ndoshta shkak edhe për një përhapje të madhe dhe në Europë dhe në Itali. Aktivitet i panevojshëm i cili u kthye në një vatër infektimi të madh që prishi gjendjen e qetë që ishte në atë qark duke e kthyer në një nga zonat më të nxehta të Shqipërisë.

Vendi Lajme Covid-19 tritan shehu Aktualitet

EMISIONET