Gjirokastra sot, 70 vjet çlirim, Rama - mirënjohje për dëshmorëve të saj
Tiranë – Kreu i Qeverisë Edi Rama e ka nisur ditën sot me një përshëndetje për të gjithë gjirokastritët, të cilët sot kanë 70-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.
“70 vjet më parë u çlirua Gjirokastra, - shkruan Rama në Fb. - Lavdi e mirenjohje përjetë vajzave e djemve, që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut!”
Sot, në Gjirokastër do të jetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i cili do të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të qytetit si dhe në çeljen e Panairit Kombëtar të Biznesit "Gur mbi gur".
Aktivitetet në Gjirokastër nisin sot në ora 10.00 me manifestimin qytetar në sheshin “Çerçiz Topulli”, për të nisur pastaj në orën 11:00 me Panairin Kombëtar të Biznesit në Pallatin e Sportit dhe për të vazhduar në orën 12:00 me homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.
ar.sh/Oranews.tv
