Gjirokastër, sekuestrohen 1700 euro të falsifikuara, në pranga 4 persona
Sektori kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër në sajë të një operacioni të koduar “Falsifikatorët” ka bërë të mundur sekuestrimin e 1700 eurove false ndërsa ka vënë në pranga 4 persona.
Sipas informacioneve më të fundit, janë arrestuar shtetasit Shpëtim Hilaj nga Fieri, Riza Tafili, Kleant Qeriza dhe Aldo Pata nga Tepelena të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikimin e monedhave.
Sipas policisë, monedhat false ishin në prerje 20-she ndërsa nuk dihet ende nëse të tilla janë hedhur apo jo në qarkullim.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka theksuar se po vijon punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale
