Regjistrimi i pronave në Himarë, Gjiknuri: Ky proces vijon vetëm me PS, PD do shkaktojë kaos me anulimin e ligjit

Regjistrimi i pronave në Himarë, Gjiknuri: Ky proces vijon vetëm

Gjatë takimit elektoral me banorët e Himarës, Damian Gjiknuri,  ka kërkuar votën e tyre me premtimin se PS do të vijojë procesin e regjistrimit të pronave, një problem që i ka shoqëruar për vitë me radhë jugun e vendit. Ndërsa akuzoi PD se me objektivin e saj për të anuluar ligjet e qeverisë së majtë, do ta çonte vendin në kaos.

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, gjatë takimit me banorët e Himarës ka nënvizuar faktin se zgjidhja e çështjes së pronave në bregdetin e jugut është prioritet për mazhorancën.

 Regjistrimi i pronave ka qenë dhe vijon të jetën një shqetësimi i pronarëve të Himarës pavarësisht ndryshimit të pushteteve.

Gjiknuri: Himara është një vend i bekuar dhe ka parë shumë investime kohët e fundit. Të gjithë janë dëshmitar të trasformimit të madh që po ndodh në Himarë. Natyrshëm, problem kryesor që dilte nga gjithë banorët ishte ecuria e regjistrimit të pronave. Të gjitha qeveritë erdhën, ikën, premtuan por ajo çështje asnjëherë nuk u zgjidh. Ligji i ri që doli vjet në 2020 synon të zgjidhë pjesën më të madhe të problemeve që kanë banorët në këto zona. Procesi tashmë ka filluar dhe është në rrugë të mbarë. Personalisht jam në krahun tuaj, do të jem mbështetësi kryesor juaj në këtë çështje. Këtij procesi do ti rri mbi kokë.

Politika e Lulzim Bashës, nëse do të vinte në pushtet, për të anuluar çdo ligj të qeverisë Rama, sipas Gjiknuri do të çonte vendin një një situatë të paprecendentë.

Gjiknuri: Kundërshtarët kanë dalë tani me teorinë do ti rrëzojmë të gjitha ligjet që ka bërë Edi Rama për pronat. Çfarë do të thotë kjo?! Se duhet t’ju themi njerëzve dhe ka shumë shumë rëndësi. Kjo do të thotë kaos! Kthim të abuzimeve siç ka vazhduar me vite dhe këtu kemi një mundësi t’jua shpjegojmë të gjithë njerëzve këtë. Jua them miqësisht, ajo që mbetet dhe ka rëndësi është Himara, është zona juaj dhe pronat tuaja.

Ndërsa në takimin me banorët e Ksamilit, Gjiknuri  ka sqaruar për votuesit edhe porosinë e shefit të mozharancës, që gara objektivi drejt 25 prillit nuk është një garë brenda llojit, por kryesore është partia.

Në takimet elektorale në jug të vendit Gjiknuri ka kërkuar edhe votën e përfaqësuesve të bizneseve të eksportit.

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 gjiknuri ne himare

EMISIONET